E diel, 11 Tetor 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksidenti tragjik në Pogradec, ky është 33-vjeçari që humbi jetën

Martin Kastrioti, 33 vjeç humbi jetën ditën e sotme pas aksidentit të rëndë të ndodhur në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, ne afërsi të fshatit Pojskë.

Rreth orës 08:30 automjeti tip “Volswagen” i cili drejtohej nga Kastrioti, u përplas me automjetin tip “Peugeot” me drejtues shtetasin V. P.

Reklamë

Si pasojë e aksidentit mbeti i lënduar shtetasi V. P., dhe bashkëshortja e tij pasagjer në automjet.

Për nxjerrjen e trupit të 33-vjeçarit u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikësve.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa dyshohet se shpejtësia e lartë dhe humbja e kontrollit mund të kenë qenë faktorët kryesorë i perplasjes se dy mjeteve./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë