Partia Demokratike ka reaguar për aksidentin e ndodhur ne Tirane, ku deputeti i PDIU-se Aqif Rakipi, përplasi per vdekje një kalimtar. Selia blu ka denoncuar se ka përpjekje serioze qe kjo ngjarje te mbahet e fshehte si dhe te manipulohen provat, ndaj deputetit, te cilin PD e cilëson si mik te kryeministrit Edi Rama. PD kërkon nje hetim te plote nga Prokuroria per këtë çështje, si dhe i bën thirrje policisë se shtetit, qe te beje transparente ngjarjen.

 

Sipas selisë blu, deputeti Aqif Rakipi ka qene duke udhëtuar me shpejtësi mbi normat e lejuara, çka ka sjelle aksidentin fatal me pasoje vdekjen e një personi. Por pas këtyre deklaratave, ka reaguar edhe PDIU. Ajo akuzon PD se po kërkon te beje politike me një aksident tragjik. Partia ku bën pjese edhe deputeti Aqif Rakipi i kërkon organeve te drejtësisë, qe te mos ndikohen politikisht për këtë ngjarje.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *