Aksidenti tragjik në Greqi i ka marrë jetën 36 personave dhe plagosur dhjetra të tjerë. Në një reagim për mediat Ministria e Jashtme njofton se deri në këto momente nuk ka informacion për shtetas shqiptarë të përfshirë në aksident. Në njoftim theksohet se institucioni është në komunikim të vazhdueshëm me ambasadën shqiptare në Athinë dhe Konsullatën e Përgjithshme në Selanik për të marrë informacion të vazhdueshëm.

 

Nga ana tjetër ministra Xhaçka ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë duke shprehur ngushëllimet për jetët e humbura në shtetin fqinj.

 

“Të trishtuar nga aksidenti tragjik që ndodhi në Tempe në Greqi nga përplasja e dy trenave.    Mendimet dhe lutjet  tona shkojnë për viktimat dhe familjet e tyrë të këtij aksidenti vdekjeprurës. Shërim sa më të shpejtë të plagosurve”, shkruan ajo.

 

Shumica e të përfshirëve në aksident raportohet se ishin studentë. Dhjetra persona po marrin ndihmë mjekësore, ndërsa vijon puna për shpëtimin e të tjerë pasagjerëve që ndodhen në tren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *