Subscribe

Kjo është nyja kryesore që bën kalimin e makinave nga ish-sheshi “Shqiponja” në drejtim të Astirit.

Trafiku në këtë segment rrugor është një shqetësim për qytetarët, veçanërisht në orët e mëngjesit dhe pasdites që përkon edhe me pikun e qarkullimit.

Por veç trafikut të rënduar, ditët e fundit janë regjistruar edhe raste aksidentesh në tunele.

Ekspertët shprehen se burim aksidentesh bëhen vetë shoferët, të cilët nuk respektojnë sinjalistikën. Siç duket edhe nga kjo tabelë, shpejtësia për mjetet duhet të jetë 20 km/h.

 

Islam Qibini, Ekspert i Sigurisë Rrugore

 

“Drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në këto segmente rrugore, duhet të rregullojnë shpejtësinë, në raport me kategorinë e rrugës, në atë segment që përshkruajnë.”

 

Deri në përfundimin e plotë të kësaj vepre publike, apeli i ekspertëve është që drejtuesit e mjeteve të tregohen më të përgjegjshëm. Gjithashtu kërkohet që ndëshkimet për ta të jenë më të ashpra.

 

Islam Qibini, Ekspert i Sigurisë Rrugore

 

“Për drejtuesin që qarkullon në mënyrë të egër dhe është burim rreziku për drejtuesit e tjerë të automjeteve dhe këmbësorët, duhet patjetër të bëhet konfiskimi i mjetit. Duhet patjetër të shihet tërësia e masave ndëshkuese. Kjo është diçka që i përket të ardhmes dhe duhet të ketë ndryshime në Kodin Rrugor.”

 

Në fillim të shtatorit, Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi hapjen e tunelit të pestë, me anë të të cilit bëhet hyrja nga Durrësi në Tiranë dhe u mendua që situata e trafikut do te normalizohej.

 

Por duket se deri në përfundimin te investimit në dhjetor të këtij vitit qytetaret do të vuajnë qarkullimin e renduar të mjeteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *