Një aksident zinxhit ka ndodhur diotëne sotme në aksin Fier-Vlorë në afërsi të BtPassit, ku për pasojë ka patur disa të lënduar, mes tyre edhe një fohsnjë 1-vjeç.
Si pasojë e aksidentit të shumfishtë, kanë pësuar lëndime më të mëdha 4 prej personave që ndodheshin në mjete, 3 drejtues dhe një foshnje, të cilët janë dërguar në spital për kontroll më të detajuar.
Njoftimi:
Rreth orës 15:00, në bypass_in Fier-Vlorë, janë përfshirë në aksident rrugor automjetet me drejtues shtetasit A. B., E. Gj., Sh. K., A. B., V. N., R. M. dhe M. V.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy pasagjeret, shtetaset M. Rr., 52 vjeçe dhe S. Rr., 32 vjeçe, si edhe kanë shkuar në spital për kontroll mjekësor tre prej drejtuesve, shtetasit R. M., 46 vjeç, M. V., 45 vjeç, V. N., 22 vjeçe dhe një foshnjë 1 vjeçe.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Ndëkrohë që vetëm pak minuta më aps, disa metra larg aksidentit të aprë jaën përplasur dhe dy mjete të tjera, duke e çuar në nëntë numrin e makinave të aksidentuara, por këtë herë pa lëndime në njeërz.





