E premte, 13 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksident tragjik në Peqin, humbin jetën dy të rinj

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 02:00 në hyrje të qytetit të Peqinit, në vendin e quajtur Ura e Teqes.

Mjeti tip Golf ka dal nga rruga. Në mjet kanë qenë 2 persona, shoferi Gabriel Lluca, rreth 24 vjeç dhe Denis Korbi,  24 vjeç.

Të aksidentuarit janë nisur me ambulancë në spitalin e Elbasanit, por fatkeqësisht nuk mundën t’i mbijetonin lëndimeve.

“Rreth orës 02:00, në vendin e quajtur “Ura e Teqes”, Peqin, automjeti që drejtohej nga shtetasi G. Ll., 24 vjeç, ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit shtetasi G. Ll. dhe pasagjeri në këtë automjet shtetasi D. K., 24 vjeç.

Reklamë

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë