E mërkurë, 28 Tetor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Aksident tragjik në New York      

Një limuzinë me të cilën po udhëtonin 18 persona së bashku me shoferin, është përplasur duke shkaktuar vdekjen tragjike të udhëtarëve, duke shënuar aksidentin më të rëndë automobilistik në SHBA që prej vitit 2009. Aksidenti ndodhi në një kryqëzim në Nju Jork. Limuzina nuk arriti të frenonte në kohë në kryqëzimin për këmbësorët, duke u përplasur e një automjet tjetër të parkuar, e duke përplasur për vdekje 2 këmbësorë që ndodheshin aty pranë.

 

Reklamë

Ngjarja e rëndë ka marrë përmasa të mëdha në SHBA, për shkak se viktimat që ndodheshin në limuzinë, ishin anëtarë të së njëjtës familje, 4 motrat së bashku me bashkëshortët e tyre, si dhe miq të tjerë të afërm. Ata ishin nisur për të festuar 30 vjetorin e një mikut të tyre në një festë surprizë.

 

Autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit. Mediat shkruajnë se ata e kanë të pamundur të kuptojnë skenën e përplasjes së tmerrshme, por dëshmitarët thanë se kanë dëgjuar një zhurmë të madhe. Bordi kombëtar i sigurisë së transportit gjithashtu po heton shkaqet e tragjedisë së rëndë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë