Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e vona të së enjtes pranë mbikalimit tek ira e Dajlanit në Durrës.
26 vjeçari Arbër Xhaxhaj nga Fieri, me një makinë BMV X5, ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga ura, e si pasojë pasagjerja në makinë me të, Vikena Greku 18 vjeçe po ashtu nga Fieri ka humbur jetën në vend.
Sipas policisë Arbër Xhaxhaj ka qenë i dehur dhe me shpejtësi mbi 100 km në orë.
I riu duket se ka ngatërruar rrugën dhe në vend të merrte korsinë e plazhit ka marrë atë të portit në urën e Dajlanit. Për pasojë ai i ka rënë trafik ndarëses duke çarë bordurën e duke fluturuar dhjetëra metra në ajër derisa u përplas me forcë në një biznes në anën tjetër të rrugës.
Siç duket edhe nga pamjet makina është shkatërruar plotësisht, aq sa është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për nxjerrjen e dy të rinjve që ndodheshin brenda automjetit.
Ndërkohë si pasojë e aksidentit u plagosën edhe dy kalimtarë të rastit, të cilët pasi morën ndihmën e nevojshme mjeksore e kanë lënë spitalin.
Ndërsa 26-vjeçari vijon të jetë në spital më plagë të rënda por pa rrezik për jetën.





