E mërkurë, 23 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksident tragjik në Cërrik! Kamioni përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident tragjik është regjistruar këtë të mërkurë në aksin rrugor “Cërrik–Shalës”.

Kamioni me drejtues  E. H. ka aksidentuar këmbësorin, Xh. B., 70 vjeç. Si pasojë 70-vjeçari ka humbur jetën.

“Në aksin rrugor “Cërrik–Shalës”, kamioni me drejtues shtetasin E. H. ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin Xh. B., 70 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Me drejtuesin e kamionit, shtetasin E. H., po kryhen veprimet procedurale.

Reklamë

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë