E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident tragjik në Bolonja, humb jetën 7-vjeçari shqiptar, babai në spital

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në provincën e Bolonjës, ku një fëmijë 7-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën si pasojë e plagëve të rënda të marra në një aksident rrugor.

Rreth orës 20:00, makina ku udhëtonte i mituri, një Volkswagen i vjetër, është përplasur kokë më kokë me një Renault Clio, pranë një karburanti në zonën Granarolo, përgjatë rrugës Porrettana. Fatkeqësisht, gjatë transportimit drejt spitalit “Maggiore” të Bolonjës, fëmija ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda që kishte pësuar.

Sipas të dhënave paraprake të karabinierëve, fëmija nuk kishte vendosur rripin e sigurimit, çka mund të ketë qenë faktor fatal në përplasjen e fortë.

Në automjet ndodhej edhe babai i tij 34-vjeçari shqiptar banues në Minerbio, i cili mbeti i plagosur dhe u transportua në spitalin “Maggiore” në Bolonjë, në gjendje të qëndrueshme. Edhe drejtuesi i makinës tjetër, një 20-vjeçar nga Bentivoglio, u dërgua  i plagosurnë spital.

Reklamë

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë