Subscribe

Kjo është ajo çfarë ka mbetur nga aksidenti tragjik ne superstraden Tirane-Durrës, ku humben jetën katër te rinj, tre vajza dhe një djalë. Dy makina te shndërruara ne nje grumbull hekurishtesh. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 04:15 të mëngjesit te kesaj te enjteve, ne afersi te Sukthit. Tre vajzat, Greta Sherifi 23 vjeçe, Izabela Gega, 33 vjeçe dhe Elona Xhuti 34, po udhëtonin nga Tirana drejt Durrësit, kur papritur drejt mjetit te tyre është afruar një automjet tip “Benz” qe drejtohej nga Dashnor Deliallisi 36 vjeç. Gjithçka ndodhi ne pak sekonda. Shpejtësia e madhe e dy makinave, nuk ka vend per manovrim: ato u përplasen koke me koke duke përgjakur asfaltin.

Por duket se aksidenti fatal ndodhi pasi Deliallisi nuk iu bind nje postblloku te policisë, per te ndaluar. Madje ai ka shtuar shpejtësinë ne drejtimin e kundërt. Ai u ndoq nga patrulla e policisë, por pak sekonda me pas makina u përplas me mjetin e tre vajzave.

Shkatërrimi ka qene aq i madh, sa nxjerrja e trupave është bere e mundur vetëm pas ndërhyrjes se forcave zjarrfikëse.

Dashnor Deliallisi, babai i dy fëmijëve, ishte emigrant ne Itali. Ende nuk është sqaruar pse ai u fut ne krahun e gabuar te rrugës, duke shkaktuar tragjedinë. Ndërsa vajzat shoqe me njëra-tjetrën, po udhëtonin drejt jugut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *