E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksident në zonën e Kombinatit/ Plagoset 18 vjeçari, niset menjëherë drejt spitalit

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Kombinatit, në rrugën “Konferenca e Pezës”, ku një mjet me drejtues një 18 vjeçar ka dalë nga rruga.

Për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit A.M, i cili është dërguar në spital, ku ndodhet jahstë rrezikut për jetën.

“Me datë 12.11.2021, rreth orës 21:40, në Kombinat, në rrugën “Konferenca e Pezës”, mjeti me drejtues shtetasin A. M.,18 vjeç, ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Vazhdo të lexosh

Reklamë