Subscribe

Ishte duke pritur autobusin me gjyshin e saj për të shkuar në shkollë, dhe në një moment ka vrapuar të kalojë rrugën. Por kjo i ka kushtuar jetën vajzës 10-vjeçare nga Velipoja. E mitura u godit nga një makinë, duke marrë plagë të shumta. Menjëherë ajo u dërgua në Spitalin e Shkodrës, por fatkeqësisht, nuk mundi të mbijetojë.
Pas aksidentit, policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, Lush Gjelaj, i cili dha shpjegime për rrethanat e ngjarjes.
Një tjetër aksident, fatmirësisht pa pasoja të rënda, është shënuar mëngjesin e kësaj të marte në aksin Pukë-Qelëz, kur dy mjete “Fuoristrada” goditën njëra-tjetrën. Nga përplasja u plagosën 4 nxënës shkolle. Ata u dërguar në qendrën shëndetësore më të afërt dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Edhe në Fier, një 45-vjeçar, i cili udhëtonte me biçiklete, ka mbetur i plagosur rëndë pasi është përplasur me makinën e një kompanie private sigurimi. Ngjarja ndodhi ne aksin rrugor Fier-Mbrostar. Shkak mendohet të ketë qenë shpejtësia e automjetit, të cilin e drejtonte Rifat Musaku nga Lushnja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *