E mërkurë, 28 Tetor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Aksident në Turqi, humbin jetën 22 persona

Nuk kanë të ndalur aksidentet ku humbin jetën emigrantë të paligjshëm të cilët kërkojnë një jetë më të mirë në Europë.

 

Reklamë

Në Izmir të Turqisë një kamion me emigrantë u aksidentua duke shkaktuar 22 viktima mes tyre edhe fëmijë, ndërsa kanë mbetur të plagosur 13 të tjerë.

 

Reklamë

Kamioni, i cili ishte nisur drejt Greqisë, doli nga rruga në një autostradë dhe ra në një kanal nga 20 metra lartësi në Turqinë Perëndimore.

 

Kombësia e emigrantëve nuk dihet ende dhe autoritet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes. Nga ana tjetër, u mësua se shoferi i kamionit nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.

 

Sipas shoferit, i cili është një prej të lënduarve një makinë që po ecte para tij kishte devijuar rrugën.

 

Emigrantët kishin planifikuar të merrnin një varkë për në ishullin Samos të Greqisë.

Një ditë më parë, 11 klandestinë gjeten vdekjen në Kavala të Greqisë, pasi mjeti që i transportonte u përfshi nga flakët si pasojë e një përplasje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë