E diel, 11 Tetor 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident në Tiranë! Urbani tenton të shmangë biçikletën, përplaset me makinat e parkuara

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Tiranë, në zonën e “Pallatit me Shigjeta”.

Autobusi i linjës urbane, i cili po lëvizte në drejtim të “21 Dhjetorit”, është përplasur fillimisht me një vajzë që po kalonte vijat e bardha me biçikletë.

Reklamë

Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj, mëson se shoferi i autobusit ka tentuar të shmangë përplasjen, por mjeti ka devijuar në korsinë tjetër dhe më pas ka dalë në trotuar, ku ka përplasur disa makina të parkuara.

E plagosura ndodhet në spital, në gjendje të rëndë. /vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë