E mërkurë, 28 Tetor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Aksident në Shkopet, makina përfundon në liqen

Ishin nisur nga Bulqiza drejt Durrësit, por makina me të cilën udhëtonin doli nga rruga duke rënë nga 150 metra lartësi e duke përfunduar pranë liqenit te Shkopetit.

 

Reklamë

Në makinë ndodhej familja Shehu nga Bulqiza, pjesëtarët e të cilës kanë mbetur të plagosur.

 

Reklamë

Shoferët që po kalonin në të njëjtën rrugë, u dhanë ndihmën e parë dhe bashkë me policinë e forcat zjarrfikëse, bënë te mundur nxjerrjen e tyre nga humnera.

 

Dy prej pasagjerëve u transportuan në spitalin e Laçit, dy të tjerë në Lezhë ndërsa i pesti, në gjendje më të rëndë, u dërgua në Tiranë.

 

Sipas policisë dyshohet se shkak i këtij aksidenti të ketë qenë humbja e kontrollit të drejtuesit të mjetit.

 

Kalimtarët dhe drejtuesit e mjeteve thonë se rruga është shumë e rrezikshme pasi mungojnë mbrojtëset anësore, po ashtu herë pas here ka rënie të gurëve në rrugë.

 

Rruga nga Miloti deri në Burrel është një nga akset me më shumë kthesa në shqipëro dhe me rrezik të lartë për aksidente.

 

Më shumë video

Reklamë