E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident në Shkodër, i moshuari përplaset nga një makinë, 76-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të enjte në segmentin përballë Urës së Vjetër të Bunës, në hyrje të Shkodrës.

76-vjeçari Nexhat Kraja, i cili po udhëtonte me biçikletë, është përplasur nga një makinë.

Si pasojë e aksidentit, ai është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë