E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident në Shkodër, 34-vjeçari nga Kosova humb kontrollin e makinës dhe përplaset me dyqanin, lëndohen 4 persona

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:10, në aksin rrugor “Shëngjin-Velipojë”, në fshatin Rrjoll.

Policia bën me dije se shtetasi nga Kosova, J. B., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një dyqan.

Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi J. B., dhe 3 pasagjerë (familjarë të tij), të cilët janë dërguar për mjekim, në spital, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë