E hënë, 16 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksident në Rrëshen, makina del nga rruga, prindërit dhe vajza e mitur përfundojnë në spital

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Një aksident rrugor ka ndodhur sot rreth orës 10:30 në Kodër Rrëshen.

Shoferi me iniciale Ll.P   ka humbur kontrollin e mjetit, e për rrjedhojë makina ka dalë nga rruga  dhe është batua

Vizion Plus mëson se nga aksidenti kanë mbetur të lënduar shoferi i mjetit, dhe dy pasagjerët që ishin në mjet, bashkëshortja  dhe vajza e shoferit.

Të 3 të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të aksidentit.

/vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë