E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksident në Potam të Himarës/ 39 vjeçari përplas me makinë një fëmijë

Një aksident është shënuar mesditën e sotmë në Potam të Himarës.

 

Policia bën me dije se një 39 vjeçar me iniciale E.Rr teksa ka qenë duke drejtuar automjetin e tij Benz, ka përplasur një vajzë 12 vjeçe, e cila ndodhet në spital.

 

Reklamë

Ndërkaq policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit për veprime të mëtejshme procedural.

 

Himarë/Informacion paraprak

 

Sot, rreth orës 14:00, në lagjen “Potam”, Himarë, shtetasi E. Rr., 39 vjeç, duke drejtuar  automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar një fëmijë 12 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Himarës, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë drejtuesi i mjetit shtetasi E. Rr, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, për veprime të mëtejshme.

 

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë