E diel, 15 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Film Family Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident në periferi të Korçës, makina përplas gruan me biçikletë, dërgohet menjëherë në spital

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në periferi të qytetit të Korçës, ku një automjet ka përplasur një grua që po lëvizte me biçikletë, duke e plagosur atë. E aksidentuara u transportua menjëherë në urgjencën e spitalit rajonal të Korçës, ku po merr ndihmën e parë mjekësore.

Aktualisht nuk ka informacione zyrtare mbi gjendjen shëndetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po kryejnë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

/vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë