E martë, 17 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident në Maqellarë – Peshkopi, tre të plagosur

Një aksident është regjistruar këtë të hënë  në rrugën nacionale Maqellarë – Peshkopi.

Një automjet ka dalë nga rruga në fshatin Melan, ku për pasojë tre persona kanë përfunduar në spitalin e Dibrës.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit ndërsa dyshohet të jetë nga prania e baltës.

Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes. /vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë