Një 75 vjeçar ka humbur jetën paraditen e kësaj të hëne në qytetin e Lushnjes, pasi u përplas nga një mjet tip “Toyota”.

 

Aksidenti ndodhi rreth orës 13.00 në aksin rrugor Lushnje – Rrogozhinë, në fshatin Konjat. Në momentin e aksidentit, i moshuari ishte duke kaluar në anën tjetër të rrugës.

 

Edhe pse viktima u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjës, ai nuk mundi te mbijetoje.

 

Ndërkohë drejtuesi i makinës Olsion Koçiu, 22 vjeç është shoqëruar për në komisariatin e Lushnjës, ku është në pyetje për të zbardhur shkakun e aksidentit.

 

 

 

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po heton shkaqet e këtij aksidenti.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *