Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të Fier- Sheganit në Lushnje.
Dy automjete tip ”Audi “ me targa italiane dhe një kamionçinë transporti janë përplasur me njëra- tjetrën rreth orës 5:30 .
Si pasoje e përplasjes të dy drejtuesit e automjeteve janë dëmtuar dhe janë transportuar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore.
Paraprakisht dyshohet se shkak i përplasjes është bërë mosdhënia e përparësisë, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.