Një aksident i trefishtë u shënua këtë mëngjes në superstradën Lezhë-Milot.
Në aksident u përfshi një autobus që transporton nxënës dhe dy automjete.
Ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit të Rrilës. Fatmirësisht, nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, dhe nxënësit kanë vijuar rrugën me mjete të tjera transporti.
Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit./vizionplus.tv





