Furgoni i Policisë së Kufirit përplaset me një automjet tjetër në aksin nacional Korçë – Pogradec. Aksidenti ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkurë, në afërsi të fshatit Petrushe.
Nga përplasja e mjeteve, sipas burimeve të para të policisë, ka pasur vetëm dëme materiale.
Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar dhe muri rrethues i një banesë pranë rrugës nacionale.





