E diel, 11 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident në Klos, përplasen dy makina, gjashtë të lënduar, mes tyre pesë anëtarë të një familjeje

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme, 5 tetor në afërsi të qytetit të Klosit.

Si pasojë, pesë persona të një familjeje kanë mbetur të lënduar.

Reklamë

Gazetari i Vizion Plus, Dritan Kurti raporton se dy automjete u përplasën kokë më kokë në hyrje të rrugës së Arbrit në fshatin Fshat.

Reklamë

Sipas informacioneve të para 5 anëtarët e një familje u plagosën ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër pësoi lëndime të lehta.

Ata u dërguan me urgjencë në spitalin e Burrelit ku po marrin ndihmën mjekësore. Sipas bluzave të bardha të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, ku paraprakisht dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e lagështisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë