Elbasan – Një aksident është regjistruar rreth orës 17:45 të mbrëmjes së sotme në rrugën “Zogu i parë”.

Policia bën me dije se automjeti me drejtues shtetasin B. Rr., 46 vjeç, ka aksidentuar shtetasin N. K., 80 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë.

Ky i fundit po merr asistencë mjekësore në Spitalin Rajonal Elbasan, ku është jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesin e automjetit shtetasin B. Rr., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupit hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *