E premte, 25 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen 2 persona

Një aksident me plagosjen e dy personave është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në autostradën Tiranë-Durrës.

 

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:50 ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën ndërsa për pasojë është dëmtuar një shtyllë tensioni, e cila është rrëzuar dje ka goditur një automjet tjetër në këtë aks rrugor.

 

Reklamë

Policia njofton se drejtuesit e dy automjeteve të përplasura janë shtetasit J. B dhe D. H, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.

 

Policia rrugore ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë