Video · Kronikë
Aksident në aksin Thumanë-Fushë Krujë/ Fuoristrada përplaset me fugonin e mallrave, tre të plagosur
Një aksident automobilistik u regjistrua mëngjesin e kësaj të hëne në afërsi të fshatit Devren, në aksin e rrugës Thumanë-Fushë Krujë.
Paraprakisht mësohet se një fuoristradë është përplasur me një furgon mallrash.
Reklamë
Për pasojë, të lënduar kanë mbetur tre persona, të cilët janë transportuar për në spitalin e Traumës.
Shkak i këtij aksidenti dyshohet të jetë shpejtësia e lartë dhe parakalimi i gabuar.
Më shumë video
Reklamë




