E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident në aksin rrugor Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë

Një person është plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Korçë-Maliq.

 

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën tek kryqëzimi I Drithasit.

 

Reklamë

Si pasojë e aksidentit një person është transportuar në gjendje të rëndë drejt spitalit të Korçës.

 

Ndërkohë nga ana tjetër në njërin prej automjeteve të përfshira në aksident ndodheshin katër anëtarë të së njëjtës familje të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime.

 

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit ndërsa bëhet me dije se policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë