E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Aksident në aksin Lezhë-Milot, 3 persona përfundojnë në spital, një në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot, pranë fshatit Markatomaj.

Mësohet se furgoni është përplasur me një veturë dhe të dyja mjetet kanë përfunduar të përmbysura jashtë rrugës.

3 persona janë lënduar si pasojë e aksidentit dhe janë dërguar në spital, një prej tyre në gjendje të rëndë.

Në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

Reklamë

“Rreth orës 07:24, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, janë përplasur automjeti me drejtuese shtetasen V. K., 53 vjeçe, me furgonin me drejtues shtetasin L. D., 31 vjeç. Nga përplasja kanë dalë nga rruga të dyja automjetet dhe si pasojë janë dëmtuar 53-vjeçarja dhe 2 pasagjerë në furgon, shtetasit I. K., 36 vjeç dhe R. D., 70 vjeç.

70-vjeçari i dëmtuar është transportuar në Spitalin e Traumës, për asistencë të specializuar mjekësore, ndërsa shtetasit I. K. dhe V. K. kanë marrë mjekim në spitalin e Lezhës, ku janë jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë