E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:25 Në vijim ora 03:25: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident në aksin Fier-Levan, plagoset drejtuesi i motorit

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Levan, në vendin e njohur si “Kthesa e Azotikut”. Një automjet është përplasur me një motomjet, si pasojë drejtuesi i motorit ka pësuar dëmtime.

I plagosuri është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë