E premte, 25 Shtator 2026 Fat i Hidhur 2 Eps.) deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 9 minuta më parë
Vendi

Aksident me vdekje në Lushnjë, 26-vjeçarja përplas të moshuarin

Një 70-vjeçar u përplas për vdekje nga një automjet teksa lëvizte me biçikletë në aksin Lushnje-Rrogozhinë mëngjesin e kësaj të hëne.

 

Sipas policisë, Veri Deliu ka qenë duke ecur në krahun e kundërt të rrugës dhe është përplasur  nga makina, e cila drejtohej nga një 26-vjeçare. Nga goditja e fortë i moshuari ka mbetur i vdekur në vend.

 

Pas aksidentit drejtuesja e mjetit, e cila dyshohet se ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara, është dorëzuar në polici.

Vazhdo të lexosh

Reklamë