Një e moshuar humbi jetën, ndërsa një tjetër mbeti e plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e kësaj të diele në fshatin Podgorie të Korçës. Viktimë ishte 65-vjeçarja Sabrie Çoçka, e cila se bashku me 70 vjeçaren Bike Xhemollari, u përplasen nga një automjet tip “nissan” me targa greke i drejtuar nga Jani Kallos.

 

Goditja ka rezultuar fatale për Sabrie Çoçken, e cila ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spitalin rajonal të Pogradecit. Ndërsa 70-vjeçarja Xhemollari, ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Sipas uniformave blu shkak i aksidentit ishte shpejtësia tej normave të lejuara. Ndërkohë policia ka shoqëruar për në komisariat drejtuesin e mjetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *