Subscribe

Një person humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën në një aksident rrugor këtë të hënë në Koplik.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:10 minuta, në unazën e qytetit, ku një automjet luksoz tip “Benz” që drejtohej nga një 20 vjeçar goditi nga mbrapa një mjet tip “Volswagen”.

Si pasojë, volswagen-i humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat anësore, duke u shkatërruar pothuajse plotësisht, ndërsa vetura luksoze përfundoi jashtë rruge. Nga aksidenti morën plagë të shumta në trup tre personat që ndodheshin në makinën e parë.

Ata u transportuan me urgjencë drejt spitalit të Shkodrës, por njëri prej tyre nuk mundi dot të mbijetojë. Sipas policisë, viktimë mbeti 45-vjeçari Durim Lushaj, i cili ishte pasagjer.

Shkak i aksidentit dyshohet se u bë shpejtësia e lartë me të cilën po lëvizte i riu nga Malësia e Madhe, i cili u shoqërua në komisariat.
Një ditë më parë humbën jetën në aksidente 3 persona dhe u plagosën 11 të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *