Zyrtarët në Pakistan thonë se të paktën nëntë persona kanë humbur jetën, përfshirë këtu gra dhe fëmijë, pasimakina me të cilin po udhëtonin ka dalë nga rruga malore dhe ka rënë në një lumë, në provincën Khyber Pkahtunkwa.

Polici Hafeez-ur-Rehman tha se mini-busi që u aksidentua po barte 21 persona për në zonën Gadar, kur doli nga rruga dhe ra në lumin Indus.

Autoritetet e sigurisë thanë se rruga ku ndodhi aksidenti është në gjendje të keqe. Disa prej pasagjerëve, sipas policisë, janë hedhur nga mjeti transportues, teksa ka qenë duke rënë në lumë dhe shumica prej tyre kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Policia lokale njoftoi se shtatë persona janë shpëtuar nga lumi dhe përpjekjet janë duke vazhduar që të gjenden edhe trupa të tjerë.

Në Pakistan, infrastruktura e dobët rrugore dhe shkelja e rregullave të komunikacionit dhe standardeve të sigurisë, shpesh janë shkaktarët kryesorë të aksidenteve fatale./ REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *