E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:25 Në vijim ora 03:25: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident i trefishtë në Lezhë-Laç, tre persona përfundojnë në spital

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Laç mbrëmjen e sotme. Në aksident janë  përfshirë dy autovetura dhe një trajler.

Si pasojë e këtij aksidenti, tre persona kanë mbetur të lënduar  dhe po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës.

Sipas burimeve paraprake nga vendi i ngjarjes shkak kryesor i aksidentit dyshohet të jetë një parakalim i gabuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë