E shtunë, 14 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 8 minuta më parë
Kronikë

Aksident i trefishtë në aksin Shkodër-Bushat/ Plagosen 4 persona, njëri në gjendje të rëndë

Një aksident i trefishtë është regjistruar ditën e sotme në aksin Shkodër-Bushat.

 

Policia bën me dije se tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona.

 

Reklamë

Njëri nga drejtuestit e mjeteve, shtetasi I.Gj 30 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

 

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Shkodër/Informacion paraprak

 

Më datë 22.08.2022, rreth orës 15:20, në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë”, në fshatin Beltojë, janë përfshirë në aksident rrugor, automjeti tip “Opel”, me drejtues shtetasin I. Gj., 30 vjeç, automjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasin malazez P. G., 42 vjeç dhe automjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin kosovar A. B., 24 vjeç.

 

Si pasojë e këtij aksidenti, janë dëmtuar të tre drejtuesit e automjeteve, njëri prej të cilëve, shtetasi I. Gj. është në gjendje të rëndë, si dhe janë dëmtuar gjithashtu shtetasit D. Gj., 54 vjeçe, O. G., 44 vjeçe dhe A. H., 25 vjeçe, pasagjere në këto automjete.

 

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë