E diel, 29 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:55 Në vijim ora 03:55: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident i trefishtë në aksin Cërrik-Elbasan, lëndohen 4 persona

Një aksident i trefishtë është regjistruar këtë të mërkurë në aksin “Cërrik–Elbasan”.

Policia njofton se nga aksidenti, kanë mbetur të lënduar 4 persona, 2 shoferë dhe 2 pasagjerë.

Të lënduarit ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.

“Në aksin rrugor “Cërrik–Elbasan” janë përplasur tre automjete, me drejtues shtetasit A. M., 42 vjeç, E. E., 21 vjeç dhe K. H., 25 vjeç.

Reklamë

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi K. H., si dhe dy pasagjerë që udhëtonin në automjetet me drejtues shtetasin K. H. dhe E. E., të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë