Kronikë
Aksident i rëndë në Lushnje, vdes një femër, dy të plagosur

Një person humbi jetën, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin Fier-Lushnje.
Reklamë
Aksidenti ndodhi rreth orës 22:15 të së dielës, një mjet tip “Volkswagen” me drejtues Euxhenio Prendi, 26 vjeç, ka përplasur një kalimtare e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Pas përplasjes makina ka devijuar nga rruga dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit dhe e fejuara e tij 22 vjeçe.
Policia nisi hetimet dhe po punon për identifikimin e viktimës.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




