E shtunë, 10 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 18 minuta më parë
Kronikë

Tmerri në Vlorë! 70-vjeçarja u dhunua, p*rdhunua dhe vodh nga fqinji 43-vjeçar, e goditi me sëpatë në kokë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Akërni tw Vlorws, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar dhe grabitur në banesën e saj.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 26 shtator. Një 43-vjeçar nga fshati Akërni me inicialet F. Y i cili banonte në të njëjtin pallat me të moshuarën, dyshohet se ka trokitur në derën e saj dhe, pasi ajo i ka hapur, e ka goditur me sëpatë në kokë.

Reklamë

70-vjeçarja ka mbetur pa ndjenja, ndërsa 43-vjeçari dyshohet se ka kontrolluar banesën dhe ka marrë rreth 700 mijë lekë te vjetra që ndodheshin aty.

Policia dyshon gjithashtu se, para se të largohej nga banesa, 43-vjeçari ka kryer edhe marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj 70-vjeçares.

Reklamë

Pas denoncimit të ngjarjes, policia ka marrë në pyetje të moshuarën dhe ka sekuestruar si provë sëpatën me të cilën dyshohet se është kryer goditja.

43-vjeçari F. Y është shpallur në kërkim, ndërsa vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Sipas burimeve policore, ai dyshohet se është edhe përdorues i lëndëve narkotike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.