Një ngjarje e rëndë ka ndodhur, në qytetin Passau në Gjermani. Mediat vendase raportojnë se një kamion ka përplasur disa këmbësorë në qendër të qytetit.

Nga të dhënat e para, një grua 37-vjeçare ka ndërruar jetë, ndërsa 5 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, mes të cilëve edhe vajza 11-vjeçare e viktimës.

Sipas informacioneve, drejtuesi i kamionit ka humbur kontrollin në tentativë për të parakaluar një makinë të parkuar dhe më pas ka përfunduar në një zonë këmbësore.

Kjo ngjarja ka rikthyer në kujtesë tmerrin e dhjetorit 2016, kur një kamion shkaktoi një masakër në tregun e Krishtlindjes në Berlin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *