Një aksident tragjik u regjistrua mëngjesin e kësaj të shtune në Bypassin e Fierit.
Drejtuesi i një automjeti tip “BMW” humbi kontrollin dhe doli nga rruga.
Si pasojë e përplasjes së fortë, një person që udhëtonte në makinë humbi jetën.
Trupi i tij i pajetë u gjet disa metra larg vendit të aksidentit.
Ndërsa drejtuesi i mjetit mori plagë të rënda në trup dhe u dërgua në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Aksidenti dyshohet se u shkaktua nga lagështia në rrugë dhe shpejtësia me të cilën po lëvizte makina.





