Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme në afërsi të fshatit Kapshticë, në Bilisht.
Pasagjerja 41 vjeç, Erjola Sinani ka humbur jetën. Sinani është nga Slabinja e Pogradecitka. Ndërsa ende nuk dihen rrethanat e sakta të aksidentit. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Devoll/Informacion paraprak
Rreth orës 11:30, në aksin rrugor “Bilisht-Kapshticë”, automjeti me drejtuese shtetasen A. Sh. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. K.
Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja në automjetin që drejtohej nga shtetasja A. Sh., shtetasja E. S., 41 vjeçe.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
/vizionplus.tv





