E hënë, 5 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident i rëndë në Berat/ Makina “fluturon” 70-vjeçarin në ajër në vijat e bardha, niset me urgjencë drejt Traumës

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të qytetit të Beratit,disa metra larg Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

 

Reklamë

Një 70-vjeçar,që po qarkullonte me biçikletë në vijat e bardha,është përplasur dhe hedhur nē ajër nga një automjet tip Benz Mercedes me targa AB 586 BD,që drejtohej nga një 18-vjeçar.

 

Pas përplasjes,i moshuari Muharrem Kadëna,70-vjeç,ka rënë pa ndjenja në rrugë dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat.Burime spitalore bëjnë me dije se,i plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë,pasi gjendja e tij është kritike pasi ka pësuar emoragji të brendshme.

 

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie,që po kryejnë veprimet në vendngjarje,ndërkohë që është shoqëruar në polici drejtuesi i mjetit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë