E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident i rëndë në aksin Kardhiq-Delvinë, mjeti bie në humnerë dhe shpërthen në flakë

Një aksident tragjik është shënuar pasditen e sotme (27 shkurt) në aksin Kardhiq-Delvinë.

Sipas policisë në afërsi të tunelit të Skërficës, shtetasi A. M., 31 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit tip kamion me të cilin po transportonte çimento. Për pasojë, mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë.

Siç shihet në pamjet e siguruara nga Vizion Plus, mjeti më pas është përfshirë nga flakët.

Reklamë

Fatkeqësisht 31-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë