E hënë, 5 Tetor 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Cërrik, plagosen pesë persona

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në aksin “Elbasan-Cërrik”, në fshatin Valas.

Sipas Policisë, automjeti që drejtohej nga një 71 vjeçar, është përplasur me një tjetër automjet me drejtues një 29 vjeçar.

Reklamë

Për pasojë janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe tre pasagjerë që ndodheshin në automjetin e 29-vjeçarit.

Të dëmtuarit u dërguan menjëherë në Spitalin Rajonal Elbasan, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Në aksin rrugor “Elbasan-Cërrik”, në fshatin Valas, automjeti me drejtues shtetasin B. V., 71 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. C., 29 vjeç. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, si dhe tre pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin M. C. Të dëmtuarit po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vijon veprimet për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë