Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, njëherësh dhe anëtarja e kryesisë e kësaj, ka dhënë dorëheqjen nga partia. Lajmi për largimin erdhi pasi mediat në Prishtinë publikuan një bisede private të saj me anëtarë të partisë, ku ka fyer rëndë themeluesin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, ditën e arrestimit të tij. Dërguti kërkoi falje, por simpatizantë të Vetëvendosjes këmbëngulën ne largimin e saj nga partia. Me anë të një postimi në facebook, Dërguti shkruan se u tërhoq nga pozicionet e saj për shkak të dallimeve me segmente të caktuara .

 

“Besoj se e vetmja rrugë për zgjidhjen e problemeve të Lëvizjes është diskutimi i hapur e me argumente, në vend të instalimit të frikës. Por, gatishmëri për zgjidhjen e problemeve unë ende nuk po shoh”

 

Dega e lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri, përmes një letre drejtuar qendrës në Prishtinë, thekson se Aida Dërguti nuk do të përfaqësojë më në asnjë nivel vendimmarrës këtë subjekt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *