E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Ai është i rrezikshëm”/ Zbulohet çfarë shkruante Caroline në ditarin e fshehur te këpucët

Mediat britanike kanë zbuluar pjesë nga një ditar i 20-vjeçares Caroline, që u mbyt nga burri i saj.

 

Sipas “Daily Mail”, ditari ishte i fshehur në një vend ku mbaheshin këpucët në shtëpi dhe mendohet se Caroline e mbante sekret atë nga burri i saj, Babis Anagnostopulos.

 

Reklamë

E reja përdorte ngjyra të ndryshme dhe kode në të shkruar, që i shoqi të mos kuptonte çfarë po thoshte.

 

Sipas një burimi policor të cituar nga “Daily Mail”, Caroline përdori shkronjat “DG” (Djali i Rrezikshëm) për të përshkruar burrin e saj si një “djalë jashtëzakonisht të rrezikshëm”.

 

Ka gjithashtu shkronja “XX” në disa pjesë të ditarit, për të cilat policia dyshon se janë një shkurtim i fjalës “dru”.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë